Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Një prej gjashtë të vdekurve nga një sulmues në një qendër tregtare në Sidnej është Ash Good.
38 vjeç u qëllua me thikë bashkë me tetë të tjerë në Bondi Junction Westfield të Sidnejt nga një burrë, 40 vjeç, i veshur me një fanellë të ligës së regbisë rreth orës 15:20 para se një oficere policie ta qëllonte për vdekje, sipas Daily Mail.
Mes të plagosurve është edhe foshnja nëntë muajshe e zonjës Good, Harriet.
Foshnja po lufton për jetën pasi u dërgua me urgjencë në spital për një operacion urgjent.
Vetëm disa orë para se të ndodhte sulmi, Good postoi një foto në Instagram me vajzën e saj në krahë.
“Vetëm sepse po kaloja dhe më ndodhi të vishja të njëjtën gjë 9 muaj jashtë vs 9 muaj brenda etj etj,” shkruhej në foto.
Top Channel