Gjykata Lezhës ka lënë të lirë Armando Ndrecën, vëllanë e deputetit socialist Eduard Ndreca.

Ndreca u la me detyrim paraqitje nga ana e Gjykatës së Lezhës për shkak të mungesës së provave, duke e quajtur ndalimin e tij të pa ligjshëm.

Ndërsa për Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Armando Ndreca do të hetohet në gjendje të lirë si dhe për rolin e tij në ktë veprimtari kriminale apo bashkpunimi me dy të arrestuarit e tjerë.

Ai u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa në Lezhë.

Top Channel