“Po e vuaj shumë situatën…”, Donaldi zbulon ndryshimin mes tij dhe Romeos në BBVIP! Si do ishte Iliri përballë Eglës?

13/04/2024 08:19

I ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, Donald Veshaj ka komentuar lojën vëllait, Romeos brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ai tha se po e vuan më shumë tani që Romeo është brenda, sesa në BBV1, ku ishte ai banor. Donaldi tha se do donte t’i fliste Romeos t’i thoshte ‘qeshu njerëzve në fytyrë’, ndërsa tha se Romeo është më mirë në lojë sesa ai, sepse ky vit është agresiv sipas tij.

Ne nuk kemi një jetë tonën, jeta jonë është bigu. Zgjohemi dhe flemë me Romeon. Jemi në tensionin e bigut dhe nuk të lë të bësh gjëra të tjera.  Unë mendoj se të jesh jashtë atij formati dhe të kesh dikë brenda është më e vështirë. Po e vuaj më shumë situatën tani, sesa kur isha vetë brenda.Dua ti flas. Nuk i flas sot. Nëse do kisha mundësi t’i flisja, do i thoja t’i qeshte njerëzve në fytyrë. Më ka befasuar pjesa e durimit, nuk e dija që ishte aq i duruar se e mendoj në këto situata, çfarë do ndodhte nëse do ishte jashtë. Unë mendoj se ky big është agresiv dhe mendoj se Romeo është shumë herë më i mirë se unë”-tha Donaldi.

Dhe unë kisha përballë Monikën aktore, por nëse do isha përballë Eglës aktore…”-tha Iliri duke qeshur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA