“Në sofrën shqiptare”/ Emisioni më i ri në Top Channel, çdo të shtunë në orën 16:40

13/04/2024 12:57

“Në Sofrën Shqiptare” është emisioni më i ri në Top Channel që do të jetë në transmetim çdo të shtunë, nga data 13 prill, në orën 16:40.

Nën autorësinë dhe moderimin e Doris Sallakut, ky emision do t’ju shoqërojë përgjatë 8 javëve duke sjellë në vëmendjen e shikuesit shqiptar destinacione turistike të cilat vlejnë që të vizitohen përgjatë 2024 dhe që shquhen për kulinari tradicionale.

Pjesë e këtij cikli dokumentarësh do të jenë edhe turistët e huaj të cilët do të shijojnë për herë të parë gatimet shqiptare dhe do të japin përshtypje e tyre. Vendas apo të huaj të gjithë kanë një objektiv në mendje; të zbulojnë kuzhinën e krahinave shqiptare.

“Në Sofrën Shqiptare” vjen në Top Channel si një projekt i Fondacionit mediatik Dritan Hoxha me mbështetjen e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Top Channel