Mes të plagosurve nëna dhe foshnja 9 muajshe! Dëshmitë nga sulmi me thikë në Sidnej: Ishte e frikshme, qindra njerëz…

13/04/2024 09:40

Të paktën 4 persona të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i sulmit me thikë të ndodhur në një qendër tregtare në Sidnej.

Dëshmitarët thonë se mes personave të plagosur ishte edhe një nën, bashkë me foshnjën e saj 9 muajshe.

Ata tregojnë se gjithçka ndodhur papritur dhe se të gjithë njerëzit vrapuan të strehoshin nëpër dyqane teksa mbylleshin qepenat për t’i shpëtuar agresorit.

Një person ka deklaruar se arriti ta shpëtonte foshnjën, ndërsa njerëzit e tjerë u mblodhën për ndihmën e parë për të ngjeshur plagën.

Ai tha se të tjerët u përpoqën të kujdeseshin për nënën, e cila kishte gjakderdhje më të konsiderueshme.

“Ishte e frikshme, ishte pikëlluese… Ne ishim duke u strukur në një dyqan me qindra njerëz të tjerë.”

Jason, një blerës i evakuuar nga qendra, tha për 9 News se e pa sulmuesin me një “thikë të madhe”.

“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt fundit të ndërtesës,” tha ai.

Top Channel