Kasollet e pemët duken qartë në këtë iluzion optik, por ‘një elefant’ pret të zbulohet brenda figurës (fotot)

13/04/2024 17:33

Një iluzion i ri optik ka lënë shumë njerëz të habitur me imagjinatën e kërkuar për zbulimin e figurës së elefantit në imazhin bardhë e zi.

Krijuesit thonë se për këtë ndikon këndvështrimi i figurës nga secili prej nesh, dhe përtej misterit optik, zbulimi elefantit tregon shumë dhe për karakterin tonë.

Iluzioni rrjetit Bright Side, është gjithashtu një test psikologjie, edhe pse më pak se një e treta arrijnë të dallojnë shpejt elefantin.

Imazhi paraqet një skenë të zakonshme fshati me kasolle balte, zogj dhe disa pemë.

Por nëse do të zbulonim elefantin do të kuptonim që këto janë vetëm detajet e përcaktimit të kontureve të kafshës qe përfshin thuajse te gjithë kuadrin. Nese ‘piceroni’ syte ose shikoni imazhin nga larg, kafsha duket me qarte.

Në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni të tjera lojra përqendrimi e inteligjence.

FOTO GALERI
1/5
Pergjigje

Top Channel