Çifti tregon planet për dasmë! Donaldi ‘sikletos’ Borën, defekti më i madh në jetën e tyre si çift…

13/04/2024 09:01

Donald Veshaj, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ka treguar se çifti ka në plan të bëj dasmë verën e vitit të ardhëm.

“Unë e bëra një propozim. Planet për dasme ne i kemi, por nuk besoj tani afër, them nga vera tjetër, që ta shijojmë içik më vonë.”-tha Donaldi.

Unë jam shumë e lumtur që me dasmën time do merret Donaldi, do jem thjesht e ftuar në dasmën time.”-tha Bora.

“Unë mund t’ju mësoj valsin e lumturisë”-tha Ilir Shaqiri.

Gjatë intervistës, Donaldi tregoi edhe defekti që ‘shqetëson’ Borën së fundmi.

Kam probleme me gjumin, ne mbajmë TV te bigu gjatë gjithë kohës dhe nuk e bëjmë mirë atë ndarjen ditë natë dhe ajo e shkreta vuan içik se duhet të çohet. Ankesë nuk kam, shiko si jam tretur.”-tha Donaldi.

Top Channel