
Donald Veshaj, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ka treguar se çifti ka në plan të bëj dasmë verën e vitit të ardhëm.
“Unë e bëra një propozim. Planet për dasme ne i kemi, por nuk besoj tani afër, them nga vera tjetër, që ta shijojmë içik më vonë.”-tha Donaldi.
“Unë jam shumë e lumtur që me dasmën time do merret Donaldi, do jem thjesht e ftuar në dasmën time.”-tha Bora.
“Unë mund t’ju mësoj valsin e lumturisë”-tha Ilir Shaqiri.
Gjatë intervistës, Donaldi tregoi edhe defekti që ‘shqetëson’ Borën së fundmi.
“Kam probleme me gjumin, ne mbajmë TV te bigu gjatë gjithë kohës dhe nuk e bëjmë mirë atë ndarjen ditë natë dhe ajo e shkreta vuan içik se duhet të çohet. Ankesë nuk kam, shiko si jam tretur.”-tha Donaldi.
Top Channel