8 buaj të egër vriten nga rryma elektrike në parkun spektakolar natyror në Kenia (fotot)

13/04/2024 19:29

Incidenti ka ndodhur në parkun kombëtar të liqenit Nakuru, në perëndim të Kenias.

Tetë buaj ose ‘bufalo’ të egër siç njihen në vend, kanë rrëzuar një linjë të ulët elektrike  dhe janë vrarë nga rryma, thonin zyrtarët vendas të botës së egër.

Incidenti ndodhi në parkun e famshëm vendas të liqenit Nakuru i njohur për diversitetin natyror dhe te specieve të egra, shtonin zyrtarët.

Linja elektrike vrasëse raportohet se kishte rënë në tokë pas rrëzimit të një shtylle druri që e mbante.

Kompania elektrike vendase tha se ka nisur riparimet dhe procesin e zëvendësimit të shtyllës së drurit menjë metalike.

Por aktivistët e botës së egër ngritën alarmit pas një seri vdekjesh nga pakujdesia në park të kafshëve të rralla, siç ishte rasti i dy gjirafave në 2021, që gjithashtu shkelën rrymën elektrike në rezervatin Soysambu në perëndim të vendit.

Asokohe mbrojtësit e botës së egër thanë se këshillat e ekspertëve nuk ishin dëgjuar dhe kjo çoi në vdekjet e panevojshme të kafshëve.

Liqeni Nakuru është rreth tre orë larg me makinë nga kryeqyteti kenian Nairobi dhe krenohet me specie të shumta të botës së egër dhe panorama spektakolare.

Në të shihen rinocerontë të bardhë e të zinj, luanë, leopardë, gepardë e hipopotamë, që banojnë në pyje e bimësi të gjerë rreth liqenit të cekët alkalin.

Nakuru njihet për popullsinë e gjerë të flamingove që në kulmin e tyre mbushin sipërfaqen e liqenit me ngjyrën rozë të pendëve.

FOTO GALERI
1/7
Tetë buaj ose ‘bufalo’ të egër siç njihen në vend, kanë rrëzuar një linjë të ulët elektrike dhe janë vrarë nga rryma, thonin zyrtarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA