FOTO/ Pozon nudo për të festuar 59 vjetorin, supermodelja Paulina Porizkova: Ndihem rehat, për ju që do më kritikoni…

12/04/2024 18:12

Supermodelja dhe aktorja Paulina Porizkova u shfaq së fundmi në kopertinën e Vogue, duke ngjallur reagime të shumta.

Paulina realizoi një set fotografik shumë të guximshëm. Në një nga fotot, supermodelja e viteve 1990 shfaqet me gjoksin e zbuluar, ndërsa pozon me një djalë duke ngjallur kështu shumë reagime.

Ndërkaq, së fundmi supermodelja ka festuar vitin e fundit para se të mbushë 60 vjeç me një pamje nudo që të lë pa frymë. Në xhirimin e fundit ajo buzëqesh e ulur në shtratin e parregulluar, pa veshur asgjë. Make-up-i praktikisht mungon.

Ja ku jam në vitin e fundit të të 50-tave. Kjo ka qenë dekada më e keqe, më e vështirë, por edhe më ndriçuese e jetës sime. Jam krenare që kam arritur moshën 59! Nuk jam ndjerë kurrë kaq rehat në lëkurën time. Për ata që si zakonisht do të më kritikojnë për foton e zhveshur në moshën time, dua t’i qetësoj menjëherë. M’u deshën 59 vjet që të ndihesha kaq rehat dhe pa turp, të njëjtën gjë uroj edhe për ju”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulina Porizkova (@paulinaporizkov)

Top Channel