Pagoi 14 mijë dollarë për një suitë në klas të parë, videoja bëhet virale me 10 milionë shikime Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, ndërsa pak kohë më parë u konfirmua nga vetë Besi.
Këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private. Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.
Kanë qenë miqtë e shumtë të këngëtares dhe shumë fansa që e kanë uruar në rrjetin social Instagram duke postuar foto dhe duke i dhuruar lule.
Këngëtarja jo ka postuar disa foto dhe video ku i ka falenderuar të gjithë për urimet, por ajo që mori vëmendjen ishte edhe ‘caption’-i që ajo kishte shkruar:
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend. Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar.”-shkroi Xhensila.
Top Channel