Top Story/ A ka rrezik Shqipëria për ekstremizëm fetar? Ja si përgjigjet kreu i Komunitetit Mysliman

10/04/2024 22:42

Mbrëmjen e sotme në Top Story me Griuda Dumën, i ftuar ishte Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, në kuadër të ditës së Fiter Bajramit.

Gjatë intervistës, iu pyetur nëse vendi jonë rrezikon nga ekstremizmi fetar, ai tha se kjo është absolutisht i refuzuar nga çdo fe, e sidomos feja islame.

Grida Duma: Shikon rrezik për ekstremizëm fetar në Shqipëri?

Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu: Normalisht ekstremizmi fetar, kanë qenë gjithmonë në botë, sidomos në një botë të globalizuar, pakica e pakicave të pakicave që asnjëherë nuk ka qenë mazhoritar…

Ekstremizmi është i refuzuar nga çdo fe, dhe sidomos nga feja islame, dhe ne e dimë që paraardhësit tanë, qofshin myslimanë apo të krishterë, e kanë kuptuar qartë mesazhin hyjnor të feve përkatëse, dhe e kanë praktikuar dhe shpjeguar qartë, dhe nuk kanë lënë asnjë lloj mundësie për ekstremizëm.

Top Channel