Sot Fitër Bajrami! Miliona besimtarë myslimanë në të gjithë botën festojnë pas një muaji sakrifice

10/04/2024 07:02

Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit.

Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Top Channel