Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet
Pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët mbushën edhe stadiumin e qytetit të Fushë-Krujës për faljen e namazit.
Pas një muaji sakrifice dhe adhurimi ndaj Zotit përmes agjërimit besimtaret sot festojnë Fitër Bajramin. I pranishëm ka qenë edhe hoxha Muharrem Vranam.
Namazi i Bajramit të Madh është falur edhe në Durrës, ku besimtarët mbushën sheshin para xhamisë së madhe në qendër të qytetit bregdetar, po dhe në xhamitë e tjera të Durrësit.
Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, begati dhe Zoti t’ia ketë pranuar agjërimin dhe sakrificat e të sjellë gëzim në zemrat e familjet e të gjithëve. Mesazhet e bashkimit të besimtareve ne solidaritet te plote, me paqe dhe dashuri per njeri tjetrin u përcollën gjatë faljes.
Top Channel