Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Zoti sjelltë mirësi, begati dhe paqe në të gjithë botën

10/04/2024 09:45

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Spahiu bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

 Në këtë mëngjes të bukur gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një ditë e bukur, e mirë dhe e begatë, përparim dhe mirësi në familjet tona, paqe dhe drejtësi, një festë pas një përkushtimi, maratone shpirtërore, pas agjërimit prej 30 ditësh, ta ndajmë me familjet tona, me shoqërinë tonë, gëzuar Fitër Bajramin, Zoti sjelltë mirësi, begati dhe paqe në të gjithë botën”, tha kreu i KMSH.

Në lidhje me hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ai tha se shpreson që shumë shpejt t’i hapi dyert.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA