Tragjedia e Gërdecit, Mediu kërkon të pyetet ish-shefi i Shtabit: S’është e vështirë t’i gjendet adresa në SHBA, të organizohet video-konferencë

09/04/2024 10:54
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë një deklarate të dhënë për mediat pas përfundimit të seancës së radhës për “Gërdecin” ku u pyetën dëshmitarë të tjerë, tha se duhet që të organizohet një video-konferencë me ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha i cili jeton në SHBA.

Mediu tha se duhet që Hoxha t’u përgjigjet disa pyetjeve të cilat mund të hedhin dritë mbi të vërtetën e përgjegjësisë së tij si ministër asokohe kur ndodhi tragjedia.

“Kam rezerva sepse duket qartësisht se ata që janë dëshmitarë që janë marrë me zbatimin e urdhrave, nuk kanë pranuar të përgjigjen. Unë mendoj se Shefi i shtabit, duhet të hedhë dritë mbi të vërtetën duke iu përgjigjur disa pyetjeve. Nuk është aq e vështirë të gjendet adresa e një personi që jeton në SHBA. Ose të bëhet një videokonferencë për t’u ballafaquar”– tha Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA