Pagoi 14 mijë dollarë për një suitë në klas të parë, videoja bëhet virale me 10 milionë shikime
Donald Veshaj ka reaguar në një postim në InstaStory, duke shkruar për një nga situatat e binjakut të tij, Romeos, brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Pas përplasjeve që Romeo ka pasur orët e para të mëngjesit me Liami dhe Meritonin, i kanë përmendur sërish atij familjarët, gjest që sipas Donaldit nuk tregon trimëri.
Edhe herë të tjera, Romoes i kanë përmendur faktin që Donaldi ka qenë pjesë e Big Brother, duke krahasuar lojën e dyshes. Ish-banori nuk la pa përmendur edhe Heidin, ku Liami iu drejtua me fjalë të rënda.
“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti”, shkruan Donaldi.
Top Channel