Shpikësi i makinës ‘që punonte me ujë’ vdiq duke thërritur ‘më helmuan’ (fotot)

08/04/2024 18:30

Stanley Meyer kishte prezantuar automjetin e shpikur që punonte me ujë në vend të karburantit, por vdiq pasi tha disa fjalë mjaft të vrazhda.

Shpikësi Meyer pretendonte se motori i makinës së tij punonte vetëm me ujë dhe kishte emetime krejtësisht të pastra.

Mënyra sesi funksiononte kjo makinë ishin qelizat e karburantit që ndanin atomet e ujit në përbërësit e tyre.

Formula e ujit është H20 që do të thotë se përbëhet nga hidrogjeni e oksigjeni, nga të cilët si karburant mund të përdoret hidrogjeni.

Shpikësi pretendonte se motori i tij shpërbën atomin dhe digjte hidrogjenin për të krijuar energji, ndërsa si mbetje makina lëshonte oksigjen.

Pretendimet duken të mrekullueshme por masa globale e tregut të naftës ka investuar miliarda dollarë dhe pret fitime me shifra të njëjta.

Duke pasur parasysh këtë, besohet se dikush mund të mos ishte i interesuar që të dilte në shitje një makinë që gradualisht mund të zhdukte kërkesën për naftë.

Kështu që dhe fjalët e fundit të Meyer ishin aq të vrazhda saqë tërhoqën vëmendjen e gazetave kur ai vdiq në 1998.

Sipas vëllait të tij, shpikësi kishte dalë për të ngrënë drekë ne restorant me dy investitore, kur kapi papritur fytin e tij dhe ulëriti: “Më helmuan!”

Autopsia e vdekjes së Meyer kishte një raport toksikologjie ku thuhej se në trupin e tij nuk ishte gjetur “asnjë helm i njohur nga shkenca amerikane.”

Një gjykatë vendosi më vonë se Meyer kishte vdekur si rezultat i një aneurizmi, që është enjtie ose bllokim i enëve të gjakut, dhe mjeku ligjor vendosi se vdekja erdhi nga ‘shkaqe natyrale’.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e automjetit të tij revolucionar, një gjykatë në Ohio kishte vendosur në 1996, pra dy vjet para vdekjes së Meyer, se ato ishin mashtrime.

Të tjera zhurma thonë se Meyer i ishin ofruar marrëveshje milionere për të lëshuar patentën e tij te kompanitë e naftës, ose agjenci qeveritare, për të parandaluar që shpikja të bëhej publike.

Gjithashtu në atë kohë Meyer u urdhërua të kthente paratë e marra te investitorët e tij, ndërsa një defekt u raportua në sistemin e shpërbëries së ujit në oksigjen dhe hidrogjen.

Studiuesit thanë se molekulat e ujit janë shumë të qëndrueshme dhe shpërbërja e tyre kërkon më shumë energji sesa mund të përftohet.

Ndërkohë automjete që kanë si karburant hidrogjenin kanë dalë tashme në qarkullim por janë kritikuar prej rrezikut të larte te zjarrit per hidrogjenin./Unilad.co.uk/

FOTO GALERI
1/4
Sipas vëllait të tij, shpikësi kishte dalë për të ngrënë drekë ne restorant kur kapi papritur fytin e tij dhe ulëriti: “Më helmuan!”

Top Channel