I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, Fation Kuqari, ish-banori i “Big Brother VIP 3”, foli më shumë mbi këtë eksperiencë të tij, marrëdhëniet me banorët e tjerë, por jo vetëm…
Si ishte për ty kjo eksperiencë?
Fatjoni: Njeriun ku ta hedhësh, mësohet. Ajo java e parë ishte pak e sikletshme, pa telefon, por mësoheshe dhe kalon bukur. Njeriu nuk ka moshë për t’u rritur, për të mësuar disa gjëra që nuk i njihje nga vetja. Kur je me familjen e gjen gjuhën, por të bashkëjetosh me disa njerëz që nuk i njeh, është shumë e çuditshme.
U përfol shumë mbi një diçka që mund të lindte mes teje dhe Rikes, çfarë ndodhi?
Fatjoni: Nuk e gjetëm gjuhën. Në gjërat që kërkoja unë, nuk përshtatej si gjë.
A mund të ndodhte vërtet një romancë aty brenda?
Fatjoni: Ne jemi prej gjaku. Aty është një show, një lojë, por sigurisht që mund të ndodhte. Kisha mundësi ta bëja për show, por nuk mund ta bëja për të marrë një audiencë të caktuar, apo të lëndoja ndjenjat e dikujt. Aty kishte vajza që ndoshta jashtë nuk mund të më hyjnë në sy, ose e anasjellta. Por kur je i izoluar mund të ndodhë.
Rikja u trishtua shumë kur dole ti sa edhe qau, a ke krijuar miqësi të tjera aty brenda?
Fatjoni: Sigurisht që kam krijuar miqësi aty brenda. Por lotët 5 minuta janë…
Top Channel