Kanye West dhe bashkëshortja e tij Bianca Censori ishin sërish në qendër të vëmendjes së kalimtarëve, teksa dolën sërish me një veshje dramatike, shumë ndryshe nga njëri tjetri, të dielën në mbrëmje në Los Angeles.
Ndërsa reperi ishte i veshur kokë-këmbë në të zeza, partnerja e tij 29-vjeçare kishte veshur një fustan krejtësisht të tejdukshëm dhe dukej se kishte veshur asnjë të brendshme.
Bianca e kompletoi look-un e saj me një palë çorape të kuqe të gjata, po ashtu të tejdukshme dhe taka ngjyrë rozhe saten. Ajo gjithashtu tregoi format e trupit të saj, pa u zhveshur tërësisht.
Ylli u përball më parë me reagime të ashpra për të hequr dorë nga të brendshmet në Francë, ku ajo mund të përballej me burg ose një gjobë të madhe prej mbi 16,000 dollarë për ekspozim të pahijshëm. Por më vonë u zbulua se bukuroshja brune përdori një truk të zakonshëm Hollywood SFX për të krijuar pamjen nudo-iluzion.
Bianca, e cila dyshohet se ka frikë se po përdoret si një “mjet marketingu” nga Ëest, dukej solemne teksa qëndronte pranë burrit të saj. Kanye dhe Bianca u martuan në dhjetor 2022 vetëm disa javë pasi finalizoi divorcin me Kim Kardashian, 43 vjeç, me të cilën ka katër fëmijë.
Top Channel