FOTO/ Olta Gixhari mahnit me postimin e radhës, teksa shijon muajt e fundit të shtatzënisë

08/04/2024 18:17

Aktorja Olta Gixhari po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, në mënyrën më të mirë, ashtu siç duket nga postimet e saj në Instagram.

Ish-banorja e BBV, është shtatënnë 30-javëshe. Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, ku duket në formë të mrekullueshme, pranë një pishine,

E veshur me një fund të gjatë të zi dhe një “crop top” me krahë të gjatë, ajo mban në duar një kapele po ashtu të zezë, ndërsa flokët i mban të lëshuara në një anë.

“30 javë shtatzënë” shkruan ajo, ndërsa nuk ka zbuluar më shumë për pushimet e saj luksoze.

Pak javë më parë ajo organizoi festën për të zbuluar gjininë e fëmijës që pret, ku kishte ftuar miq të shumtë, ku shumë prej tyre janë dhe figura publike. Në një video të publikuar nga Olta, një një moment shprehet se ka qejf të jetë gocë, por iu plotësua dëshira e të birit Amar, i cili kërkonte me shumë qejf një vëlla dhe jo motër.

Lajmin artistja e ka konfirmuar në finalen e spektaklit “Dancing with the Stars”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA