Rama ndan pamjet nga muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë: Fundjava në destinacionin turistik të historisë politike unikale të ushtrisë shqiptare

07/04/2024 12:15
Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë të Tiranës, duke e cilësuar si një destinacion turistik të një historie unikale të ushtrisë shqiptare.

Duke theksuar ndryshimin drastik të bërë në këtë zonë, kreu i qeverisë shkruan se tashmë muzeiu ofron edhë një hapësirë të gjelbër dhe vendpushim ku vizitorët mund të shijojnë mjedisin të rrethuar nga objekte të traditës shqiptare.

“Fundjava në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Tiranë, destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare, e cila gjatë komunizmit u armatos deri në dhëmbë për të luftuar me tërë botën, në Shqipërinë e izoluar si një Kore e Veriut, në mes të Europës, ndërkohë që muzeu ofron edhe një hapësirë të gjelbër e një vendpushim kafeje, ku vizitorët shijojnë ajrin e pastër të rrethuar nga objekte të kujtesës e të traditës shqiptare”- shkruan Rama krahas pamjeve të shpërndara në facebook.

Top Channel