Çfarë e lidh me Elvana Gjatën?! Surpriza që befason Emiliano Lulen në “S’e Luan Topi”

07/04/2024 08:25

Drejtori i nxënësve që nuk shohin, Emiliano Lule ishte në një intervistë si rralëherë në “S’e Luan Topi”.

Ai foli për incidentin që i dëmtoi shikimin dhe ndërhyrjen në Rusi që e verboi tërësisht. Por dramën e tij, Emiliano e ktheu në frymëzim. Ai mori edhe një surprizë të veçantë, nga Migena Gajta, motra e Elvvanës, të cilën përveçse të afërme, e ka dhe mike shumë të mirë.

“Përshëndetje Emilio, të gjithë të thërrasin Emiliano, për mua më pëlqen të të therras Emiljo. Dua të të them që ti je një djalë që na ke mësuar shumë të gjithëve. Ke fuqi mbi errrësirën, ke një energji dhe dashuri për jetën në çdo formë. Edhe kur jeta nuk u tregua miqësore me ty. Më ke mësuar që në jetë nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë, je shembulli i forcës për të ekzistuar dhe për tu rritur intelektualisht edhe pa dritën e syve. Drita e vërtetë e njeriut është ajo e mendjes. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura bashkë. Të përqafoj, Migena Gjata”.

“Migena është kushërira ime, bashkë me Elvanën. Është mikesha ime, njeri i jashtëzakonshëm, një nga ata njerëzit që nuk kanë limit. Më ka mësuar ta dua artin dhe lirikun dhe njeri që e kam shumë xhan. Arriti të më bindte të shpreh emocionet e mia. Unë i them që miqtë i zgjedh vetë, kushërinjtë të bien për pjesë, por në këtë rast janë më shumë, janë miq. E kam bërë zgjedhje, kam edhe ca kushërinj të tjerë si miq”-tha Emiliano pas letrës surprizë.

Top Channel