Zambakët ‘shpërthejnë’ në lule nëse i shtoni këtë produkt të zakonshëm të kuzhinës (fotot)

06/04/2024 16:57

Ekspertët e luleve dhe të kopshtarisë thonë se kanë arritur të transformojnë disa nga zambakët më ‘të palumtur’ në vetëm disa muaj kohë falë një ingredienti sekret por më se të zakonshëm, që shumë pak dashamirësve do t’i shkonte mendja.

Varieteti njohur në Britani si ‘Peace lilies’ (zambakët e paqes) është mjaft i përdorur nga dashamirësit e luleve pasi nuk kërkon shumë rreze dielli dhe më pak ujë, shkruan rrjeti The Mirror.

Por sipas rrjetit të kujdesit të bimëve ‘Plant Tips’ ujitja e tyre me ujë të përzier me pak miell orizi mund të sjellë rezultate të mahnitshme, me lulet që rriten e zmadhohen më shumë se kurrë.

Në një prej komenteve ekspertët thonin: “Rezultate të mrekullueshme, me një kupë miell orizi në ujë, lulet shpërthejnë në lulëzim”.

Ata tregonin pamje të zambakëve para dhe pas trajtimit me ushqimin e ri, ku bima e vjetër shihej që lëshonte gjethet e saj.

Para ujitjes zambakët ishin vendosur në vazo dhe më pas në një shtrat dheu me guralecë natyralë vullkanikë, fibra natyrale dhe lëvozhga orizi që ndihmojnë në proceset e rritjes. Fibrat natyrale merreshin nga leshi që rrethon arrën e kokosit, i cili ndihmon në stabilizimin e lagështirës së dheut.

Më pas ekspertët ujisnin rregullisht zambakët me përzierjen e tyre të orizit dhe pas dy muajsh lule të bardha të panumërta nisën të çelnin.

FOTO GALERI
1/3
Sipas rrjetit të kujdesit të bimëve ‘Plant Tips’ ujitja e tyre me ujë të përzier me pak miell orizi mund të sjellë rezultate të mahnitshme

Top Channel