Përgjigja ‘e pamëshirshme’ e Mia Khalifa ndaj tifozit që bëri tatuazh fytyrën e saj në këmbë (fotot)

06/04/2024 18:05

Një dashamirës i ish-aktores së filmave për të rritur tha se kishte vendosur t’i bënte një homazh të përhershëm me tatuazh në këmbë.

Por Mia Khalifa dha një përgjigje drithëruese ndaj të riut që kishte bërë tatuazh fytyrën e saj në këmbë, të cilën ajo e komentonte në llogarinë e saj në rrjet.

Bota ka parë shumë tatuazhe të gabuara në trupin ose gjymtyrët e njerëzve, por ky tifoz i veçantë nuk e fshehte admirimin e tij për Khalifa.

Khalifa ka kohë që e ka lënë pas karrierën e saj në pornografi dhe tashmë thotë se është influencuese në rrjet.

Por megjithëse gra të tjera mund të ishin kënaqur nga dedikimi fansit, Khalifa dukej se nuk ishte lumturuar.

Ajo ia thoshte qartë atij në komente: “Pikësëpari, je një idiot”.

Ajo vazhdonte: “Së dyti, vetullat e mia nuk janë drejt, dhe së treti, mos ta bënë me ofertë falas këtë tatuazh?”

Ndoshta Mia i referohej faktit që tatuazhi nuk ngjashme shumë me të dhe dukej më shumë si një skeç e jo si një imazh.

Ajo duket se e kuptonte këtë, teksa thoshte: “Unë dukem aty sikur sapo kam dalë nga ferri me zvarritje, duke hapur rrugën me hundë. Çfarë lloj budallai e damkos veten me këtë? Nuk është as diçka inteligjente, as më bën qejfin … je një idiot”.

Sigurisht që të kesh në tatuazh dikë që ka qenë aktore pornografie nuk është zbavitëse për partnerë të ardhshëm të këtij djali.

Prandaj Khalifa ia kujtoi dhe këtë në fund të retorikës së saj: “Uroj të dish si t’ia shpjegosh këtë partneres tënde të ardhshme. Idiot.”

FOTO GALERI
1/3
Por megjithëse gra të tjera mund të ishin kënaqur nga dedikimi fansit, Khalifa dukej se nuk ishte lumturuar.

Top Channel