Italia zëvendëson Gjermaninë si fuqi ekonomike? DW: Italia, hov pas pandemisë!

06/04/2024 09:07

Motori ekonomik i Europës, Gjermania ka ngecur në vend.

E ndërkohë, një tjetër vend po përjeton një hov zhvillimi, edhe pse vite më parë shihej me shqetësim për hapat prapa në këtë drejtim. Situata në Itali është përmirësuar ndjeshëm, thotë DW. Gjatë pandemisë së koronavirusit, biznesi u pezullua krejt, rrëfen për median e njohur arkitekti Mauro Congedo, i cili bashkë  me të vëllanë gjejnë ndërtesa të vogla me bukuri arkitektonike në Salento, një gadishull në pikën më juglindore të Italisë, si të thuash në takën e çizmes italiane, në rajonin e Puljas, dhe i rinovojnë ato.

Por ajo që po ndodh tani pas makthit të koronavirusit është një cmenduri shprehet ai. Qeveritë e mëparshme të Romës e kanë pasur zakon, sidomos para pandemisë, që të njoftonin prognoza të këqija ekonomike duke arritur pozicione të rëndësishme në radhitjen e borxheve, kurse tani vendi është kthyer në motor zhvillimi në Europë. Tremujorin e fundit ekonomia italiane pati 0,6 përqind rritje, ndërkohë që ekonomia gjermane pati në të njëjtën periudhë kohore 0,3 përqind rënie ekonomike.

Por edhe jashtë kësaj periudhe, shifrat e ekonomisë së tretë më të zhvilluar të Europës flasin vetë. “Që prej vitit 2019 ekonomia italiane ka patur rritje prej 3,8 përqind,” thotë në bisedë me Deutsche Wellen, Jörg Krämer, kryeekonomist i bankës Commerzbank. Kjo rritje ekonomike është „dyfishi i rritjes ekonomike të Francës dhe pesë herë më e lartë se sa rritja ekonomike e Gjermanisë.”

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) parashikon për Gjermaninë rritje ekonomike 0,3 përqind, ndërsa për Italinë shifrat e saj janë shumë më optimiste, 0,7 përqind. Ekonomistët patën reaguar fillimisht të përmbajtur, kur Giorgia Meloni mori postin në vjeshtë të 2022. Por ajo vazhdoi vazhdoi të qëndronte në kursin e parardhësit të saj, Mario Draghit, e kjo është duke dhënë frutet e veta për Italinë. Megjithatë, Kramer është skeptik. Italia, kujton ai, ka marrë shumë më tepër se shtetet e tjera para nga Fondi europian i rindërtimit të Coronës.

Deri në vitin 2026 Italisë do t’i jepen 200 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish. „Të paktën deri në atë moment, shteti italian duhet të zvogëlojë deficitet e mëdha të buxhetit. Kur t’i duhet që të fillojë të kursejë, atëherë me siguri që do i vijë fundi edhe kësaj mrekullie zhvillimi ekonomik, sepse vite të tëra nuk janë shfrytëzuar për të bërë reformat strukturore,” shprehet eksperti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA