Irakeni Ghofran Mahmoud, është ai që njihet në Mosul si “Musaharati” ose daullexhiu tradicional i muajit të Ramazanit, që troket butë membranat e tij para agimit për të sinjalizuar mbylljen e “syfyrit” dhe nisjen e agjerimit ditor.
Daullexhiu i njohur i zonës së Qytetit të Vjetër të Mosul, në veri të Irakut thotë se ka nisur detyrën e tij që prej mbarimit të luftës mizore në Irak.
“Më parë kisha vetëm një daulle të vogël dhe nisa të dilja nëpër rrugë që prej Ramazanit të parë kur ndali lufta. Asokohe nuk kishte xhami të hapura, dhe këtu në Qytetin e Vjetër thuajse nuk kishte banorë, por falë Zotit vit pas viti rezidentët po shtohen”.
“Ky pra është viti im i shtatë që dal për Ramazan në rrugicat e Qytetit të Vjetër”, thotë, musaharati Mahmoud.
Ai shton më tej për reagimin e njerëzve: “Të gjithë reagojnë mirë, kur dëgjojnë dauen dalin jashtë dhe më japin kumbulla të thata apo një gotë ujë, veçanërisht dalin fëmijët, ata kënaqen shumë kur shohin një museharati në Qytetin e Vjetër. Gjithashtu edhe të vjetrit që kujtojnë fëmijërinë e tyre kur dëgjojnë daullen”.
Mahmoud shton se roli kalohet nga një gjeneratë në tjetrën, edhe pse ai është i pari që e bën këtë nga fisi i tij.
“Gjyshi im, iu prehtë shpirti në paqe, më tregonte për një burrë të quajtur Abu Najem, që ishte më parë një Musaharati. Kështu që pas çlirimit të Mosul, unë desha të bëhem si ai, edhe pse dëgjoja shumë që thonin se duhet një musaharati për zonën dhe u ofrova. Kështu që falë Zotit e ringjalla traditën për qytetin e Mosul.”
Rezidentët e zonës gjithashtu shprehnin vlerësim për daullexhiun e tyre të Ramazanit, teksa banori Marvan Ibrahim, tha:
“Është shumë mirë kur e shikojmë atë, mua më kujton fëmijërinë. Kur ishin të vegjël ne vraponim pas musaharati-t ndërsa banorët e Mosul i ofronin të hante syfyr. Është një traditë që ia vlen të rikthehet”. /Agence-France-Presse/
Top Channel