Çarja e digës përkeqëson përmbytjen në Orsk, në Rusinë jugperëndimore (fotot)

06/04/2024 17:38

Mijëra njerëz raportohet se janë evakuar nga shtëpitë e tyre në një rajon jugperëndimor të Rusisë pasi përmbytjet e reshjeve u përkeqësuan nga një çarje e papritur e digës në qytetin Orsk.

Zyrtarët thonin se makineri të rënda për zhvendosje dheu janë dërguar në vendngjarje për të riparuar digën.

Më herët ishte shpallur emergjenca në rajonin e Orenburg për rritje të nivelit të lumit Ural prej reshjeve dhe shkrirjes së akujve, që sipas zyrtarëve mund të prekin qindra njerëz e banesa.

“Puna vijon në çarjen e digës në Orsk,” tha në një deklaratë ministria ruse e emergjencave duke shtuar se rreth 440 punonjës dhe 200 mjete ishin përfshirë në përpjekjet e riparimit.

“Banorët e zonave Leninsky e Sovetsky të qytetit të Orsk po evakuohen përkohësisht,” tha prokurori rajonal në një mesazh.

Orsk ka një popullatë prej rreth 230,000 banore, ndërsa në rrjet shpërndaheshin pamje të pakonfirmuara të ujit që shpërthente mes një dige prej argjinature.

Orsk e Orenburg, në Urale si dhe disa pjesë të Kazakistanit fqinjë, ishin përfshirë nga përmbytje ditët e fundit./BBC/

FOTO GALERI
1/5
"Banorët e zonave Leninsky e Sovetsky të qytetit të Orsk po evakuohen përkohësisht," tha prokurori rajonal në një mesazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA