Vazhdojnë kontrollet për të ndaluar veprimtaritë e paligjshme të vënies së basteve sportive në qytetin e Tiranës.
Përmes operacionit policor të koduar “Loja”, janë vënë në pranga tre persona dhe një tjetër nën hetim.
Nga kontrollet u zbulua se në disa subjekte këta persona vinin baste sportive përmes celularëve, ku në to u gjendën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Katër celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Të arrestuarit janë: D. S., 48 vjeç, E. H., 46 vjeç dhe K. A., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel