FOTO/ Drejt përfundimit Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, Rama: Do ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor për rreth 290 mijë banorë

05/04/2024 17:05

Puna për Rilindjen e Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës është drejt përfundimit. 

Pamjet i ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook, shkruan se kjo klinikë do të ofrojë shërbim të shpejt dhe cilësor.

Gjithashtu kjo klinikë, thotë Rama, do të ofrojë 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.

“Drejt përfundimit puna për Rilindjen e Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës, e cila do të ofrojë shërbim për rreth 290 mijë banorë të qarkut. Me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike Vijojmë pa u ndalur investimet për të transformuar dhe modernizuar infrastrukturën shëndetësore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Kryeministri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo poliklinikë pritet të ketë kushte dinjitoze për stafin mjekësor dhe shërbime cilësore për qytetarët.

“Me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike. Vijojmë pa u ndalur investimet për të transformuar dhe modernizuar infrastrukturën shëndetësore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Koçiu.

Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.

Në kuadër të këtij investimi, rëndësi i është dhënë krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA