Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Pasagjerë në panik hidheshin sot në det për t’i shpëtuar një zjarri që shpërtheu papritur në një traget në Gjirin e Tailandës.
Fatmirësisht nuk u regjistruan viktima mes ekuipazhit dhe 108 pasagjerëve të tragetit që lundronte nga Surat Thani drejt destinacionit të famshëm turistik Koh Tao në jug të vendit, kur një prej pasagjerëve dha alarmin e tymit e të zjarrit që nisi në kuvertë.
Dëshmitari Maitree Promjampa tha se dha alarmin e zjarrit dhe njerëzit nisën të ulërisnin.
“Nuk arrita të vesh as jelekun e shpëtimit, ishte shumë kaotike njerëzit qanin e ulërisnin”.
Maitree shtonte se fatmirësisht disa barka që gjendeshin në zonë erdhën në ndihmë të tyre.
Fillimisht ato stepeshin të afroheshin nga frika e shpërthimeve të mundshme prandaj njerëzit duhet të hidheshin në ujë për të kaluar te mjetet e tjera.
Zyrtarët thanë se po hetonin mbi shkaqet e zjarrit të nisur në zonën e motorit.
Ishulli Koh Tao është rreth 90 km larg tokës kryesore.
Top Channel