“Më godite në stilin e arsyetimit tim, vij i përgatitur”, Zheji debat me Lelën: Në dosjen e Bardhit ka…

04/04/2024 10:12

Analisti Artur Zheji i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me drejtorin e zyrës së Informacionit të Rithemeliit, Alfred Lelën lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Zheji shprehet se dosja misterioze që ka Bardhi ka zënë pluhur në prokurori dhe është gjykuar në dy shkallë. Bardhi pretendon se ka dy-tre elementë të rinj që detyrojnë SPAK që të rihapë këtë çështje.

Lela: Çdo hamendësim për një gjë, që është një dosje, që është fizike, është materiale dhe nuk flasin të zotët e punës, që janë ata që kanë hartuar dosjen, pastaj sjellja e këtyre gjërave nuk e ndihmon debatin. Është përpjekje për të varrosur thelbin e gjësë, e ngjarjes. Ngjarja është që ka një dosje tani, a doni të diskutoni? Pika dy është që ore ky personi që është i gjatë, që është 45 vjeç, që i ka dhënë kësaj targës, është vëllai apo jo i kryeministrit? Për këtë duhen hartuesit e dosjes, kjo mund të hajë debat. Që të arrish në përfundime për dosjen që është thelbi i gjësë…

Zheji: Më goditi në stilin e arsyetimit tim dhe unë po them që nuk e kam fare stilistike goditjen, nuk dua të spostoj vëmendjen, por Lela unë përgatitem gjithmonë për emision, unë kam parë disa seanca, kjo gjë është gjykuar. Nuk bëhet fjalë për një dosje fantastike që do e nxjerrë “AS-in” nga diku. Dosja misterioze që ka zoti Bardhi është një dosje që ai thotë vetë që ka zënë pluhur në prokurori sepse ajo është gjykuar në dy shkallë. Ai pretendon që ka dy tre elementë të ri që mund të detyrojnë SPAK-un për ta rihapur gjykimin si një gjykim, i gjykuar nuk mund të rigjykohet mbi të njëjtin person. Ai kërkon një rigjykim në bazë të elementëve të rinj që duhet të detyrojë SPAK që të rihapë këtë çështje.

Top Channel