Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Kryebashkiaku i një ishulli të largët italian ku dhitë e egra janë shtuar në numra të mëdhenj, ofron t’ia falë ato kujtdo që i dëshiron dhe arrin t’i kapë.
Idea e Riccardo Gullo u formalizua kur një census i botës e egër të rajonit zbuloi se popullata e dhive të egra ishte gjashtë herë më e madhe se ajo e banorëve të ishullit.
Ekspertët raportohet se studiuan faqet e thepisura malore të ishulli Alicudi, në arqipelagun Aeolian në veri të Siçilisë, dhe cilësuan se dhitë ishin kthyer në një problem për kopshtet dhe parcelat e banorëve.
Keshtu që janë hapur aplikimet për “adoptimin e një dhie” që nisin nga 10 prilli.
Dhitë e egra jetojnë prej vitesh në Alicudi duke u ngjitur në faqet vullkanie të maleve të ishullit.
Por popullsia e kafshëve vegjetuese që ushqehen me gjethe e fruta është shtuar.
Gullo tha se ka pasur interes për adoptimin e dhive nga persona të qyteteve të ndryshme.
Një fermer nga ishulli Vulcano dëshironte disa dhi, pasi ato mes të tjerave prodhojnë djathin ‘ricotta’ që është shumë i vlerësuar,” tha ai për The Guardian.
Vulcano, ashtu si dhe Alicudi janë dy nga ishujt e arqipelagut Aeolian që është përfshirë në trashegiminë botërore të Unesco.
Gullo shtonte se nuk rëndësi nëse aplikantët dinë të rrisin dhi, përsa kohë ata kanë një barkë që t’i marrin nga ishulli, si dhe pasi t’i kenë kapur vetë.
Qeveria rajonale siçiliane thotë se dhitë u sollën në ishull vetëm 20 vjet më parë nga një fermer, i cili i la të lira të mbijetonin, dhe në fakt ato lulëzuan.
Aplikantët duhet të bëjnë kërkesën e tyre me email te autoritetet dhe të paguajnë pullën €16 për ta bërë çështjen zyrtare, shkruan BBC.
Gullo shtonte: “Do të preferonim që njerëzit të tentonin t’i zbusnin kafshët në vend që t’i hanin”./BBC, CNN/
Top Channel