Inteligjenca britanike: Izraeli kishte çdo informacion për karvanin e ndihmës që hodhi në erë, përfshi dhe emrat e viktimave (fotot)

04/04/2024 15:30

Një major i inteligjencës britanike MI6 tha sot se ushtria e Izraelit dinte çdo gjë për lëvizjet e grupit humanitar ‘World Central Kitchen’ (WCK) të cilin e hodhi në erë në sulmin tronditës me dron, ku u vranë shtatë punonjës bamirësie, mes të cilëve tre britanikë.

Ish-kreu i inteligjencës Chris Lincoln-Jones, pas analizimit të pamjeve përshkruante sulmin si të qëllimshëm, me raketa preçizioni të lartë.

Droni izraelit tip Elbit Hermes 450 përdoret nga ushtria për mbikqyrje, mbledhje inteligjence e zbulim objektivash.

Mjeti luftarak është i pajisur me kamera elektro-optike dhe infra të kuqe për shikueshmëri ditën dhe natën, sipas grupit të armatimeve Air Force Technology, çka sugjeron se ushtria shihte qartë logon e grupit të bamirësisë në makinat e bardha që hodhi në erë.

Lincoln-Jones tha se Izraeli më shumë gjasa njihte identitetet e njerëzve në bord, pasi karvani ndihmës ushqimore udhëtonte prej ditësh në itinerarin e përcaktuar, sipas rrjetit britanik The Times.

Komentet vijnë pasi themeluesit grupit të bamirësisë WCK, José Andrés e Erin Gore, akuzonin ushtrinë izraelite për shënjestrim të qëllimshëm të grupeve të ndihmës.

“Kjo nuk është një situatë e pafat ku bie një bombë pa dashje, në vendin e gabuar. Kjo ndodhi në një korridor të përcaktuar humanitar, me emblema të qarta në çatitë e makinave. Është e qartë se cilët jemi dhe çfarë po bëjmë”, tha Andrés.

Gore shtonte: “Të treja mjetet e goditura mbanin civilë, ata lëviznin në përputhje të plotë me urdhrat e autoriteteve izraelite, që njihnin itinerarin”.

Ish-kreu i shërbimeve britanike MI6, Sir Alex Younger quante luftën e Izraelit në Gaza të “kaotike, te pamëshirshme” dhe shtonte se kjo hedh poshtë justifikimin moral të sulmeve izraelite si kundërpërgjigje ndaj 7 tetorit.

“Kjo që ndodhi është diçka sistematike, dhe e padisiplinuar. Rrjedhimisht hedh poshtë insistimin e Izraelit për objektivat e tij apo justifikimin moral për sulmet e 7 tetorit”, tha ai.

Viktimat nga Britania John Chapman, 57 vjeç, James ‘Jim’ Henderson, 33 vjeç, e James Kirby, 47 vjeç, u vranë bashkë me katër punonjës të tjerë ndihme.

Të tjerët ishin australianët Lalzaëmi ‘Zomi’ Frankcom, Pole Damian Soból, palestinezi Saifeddin Issam Ayad Abutaha dhe kanadezi Jacob Flickinger.

Imazhet në rrjetet sociale tregonin makinat e ndihmës të shpërthyera nga bombat e dronëve, një prej të cilave me një vrimë të madhe të hapur në çati dhe të tjera të djegura nga zjarri.

Izreli ka kërkuar ndjesë dhe thotë se po heton për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin përsëri.

196 punonjës ndihme janë varë tragjikisht në Gaza që prej nisjes së luftës brutale në muajin e gjashtë, ku numri i viktimave është tre herë më shumë se çdo konflikt i mëparshëm për kohëzgjatjen e tij. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Ish-kreu i inteligjencës Chris Lincoln-Jones, pas analizimit të pamjeve përshkruante sulmin si të qëllimshëm, me raketa preçizioni të lartë.

Top Channel