VIDEO/ Përleshet me policët dhe i godet me çadër, gruaja rrëzohet në tokë
28/11/2026 15:46
Një grua është rrëzuar në mes të rrugës gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë.
Gruaja, e cila mban një çadër shiu në dorë, përplaset me një efektiv policie dhe e godet atë. Ky i fundit e shtyn, ndërsa gruaja humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë.
Teksa forcat e policisë avancojnë duke përdorur automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e protestuesve, gruaja përpiqet t’i shpëtojë rrymës së ujit. Në ndihmë të saj vijnë protestues të tjerë, të cilët e ndihmojnë të ngrihet dhe të largohet nga zona e përplasjeve.
Top Channel