Bisedimet e paqes, Vance zbulon detaje nga takimi: Irani pranon inspektorët bërthamorë, SHBA do t’i zhbllokojë fondet e ngrira
Shumë palestinezë në Rripin e Gazës janë në makthin e pyetjes sesi do t’i ushqejnë familjet e tyre pasi organizata bamirëse “World Central Kitchen” e themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, njoftoi ndërprerjen e operacioneve në terren, si përgjigje ndaj vrasjes së shtatë punonjësve të saj nga një sulm ajror izraelit.
Një tjetër agjenci amerikane ndihme me të cilën ajo punon, Anera, ka pezulluar gjithashtu punën për shkak të rreziqeve në rritje me të cilat përballen stafi i saj lokal dhe familjarët e tyre. Së bashku, këto dy shoqata shërbenin dy milionë vakte në javë në të gjithë territorin palestinez, ku OKB-ja ka paralajmëruar se rreth 1.1 milionë njerëz, apo gati gjysma e popullsisë, po përballen me urinë për shkak të kufizimeve izraelite në dërgimin e ndihmave e luftimeve të vazhdueshme.
Vendimi i ËCK-së për të ndërprerë punën çoi gjithashtu në “ngrirjen” e një korridori ndihme detare nga Qiproja, në krijimin e të cilit organizata ndihmoi muajin e kaluar me qëllim kalimin e ndihmave në veri të Gazës dhe shmangien e një zie të bukës atje. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit për një hetim të shpejtë lidhur me sulmin që shkaktoi vdekjen e shtatë punonjësve të ndihmës e kërkuan po kështu nga shteti hebre të vendosë masa më efikase për të mbrojtur punonjësit humanitarë dhe të gjithë civilët në terren.
“Nuk ka rëndësi se si u bë gabimi. Përfundimi është se shtatë punonjës ndihmash që ndodheshin atje për të dhënë ndihmë humanitare humbën jetën. Pra cilado qoftë arsyeja që çoi në këtë tragjedi, cilido qoftë gabimi që u bë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, ajo që ndodhi është e papranueshme”, tha zëdhënësi i DASH Mattheë Miller.
Punonjësit e ndihmës u vranë kur autokolona e tyre u godit menjëherë pasi kishin marrë pjesë në shkarkimin e 100 tonëve ushqime të sjellë në Gazë nga deti. Ushtria izraelite shprehu “dhimbje të thellë” për incidentin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti atë të paqëllimshëm, por nuk janë të paktë zërat që pretendojnë të kundërtën.
Top Channel