Për të kuptuar se si këto institucione mbahen gjallë për interesa herë politikë e herë ekonomikë, mjafton të marrim rastin e “Agjencisë së trajtimit të kredive”. E krijuar si një agjenci e përkohshme që do të merrej me trajtimin e kredive pas falimentimit të bankës Agrare në vitin 1997, vazhdon e funksionon ende.

Në fund të vitit 2023, nëpërmjet një vendimi qeverie ndryshoi emërtim dhe tashmë njihet si “Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të pakthyera”.

‘Fatkeqësisht ndonjëherë kur ne shpikim një skemë publike, si të përkohshme ato mbeten të përhershme. E njëjta logjikë aplikohet edhe në këto raste, kur ne hezitojmë që të marrim një vendim drastik që këto ndërmarrje të braktisen dhe të mos paguajmë më për një gjë që nuk prodhon. Nuk bën sens dhe është kundër logjikës së ekonomisë’ u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie

Në vitin 2022, Agjencia e Trajtimit të Kredive u zhvendos në këto ambiente të reja. Për përshtatjen e këtyre ambienteve, kjo agjenci zhvilloi dy tendera në korrik dhe një në shtator me një vlerë totale prej 6.5 milionë lekë.

‘Shumë prej këtyre shoqërive aksionere që janë në likuidim e sipër duhen mbyllur njëherë e përgjithmonë. Që të reduktojmë sadopak qoftë koston e personelit, qoftë këto shpenzimet e kushtueshme që shkojnë pa gjeneruar asnjë vlerë’ u shpreh Klodian Muço, ekspert ekonomie

Një tjetër kompani e madhe shtetërore që del me humbje është edhe “posta shqiptare”. Ajo punëson rreth 2600 persona me një kosto prej 15 milionë euro paga në vit. Në tre vitit e fundit që ka depozituar bilancet kjo kompani publike raporton miliona lekë humbje.

‘Historikisht këto kanë qenë gropa të zeza në buxhetin e shtetit. edhe kompani të cilat janë p.sh si ka mundësi që kompani si posta që në 5 vitet të jetë me humbje, nuk ka sens’ u shpreh Rezart Prifti, ekspert ekonomie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA