Aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve, WhatsApp, reshti së punuari për shumë njerëz në të gjithë botën, por edhe në vendin tonë.

“WhatsApp”, në pronësi të kompanisë “Meta”, ka shfaqur probleme këtë mbrëmje ku përdorues në Europë por dhe në SHBA po ankohen se e kanë të pamundur të shkëmbejnë mesazhe.

Aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone.

Rreth 12,000 përdorues amerikanë raportuan probleme me platformën e mesazheve, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet.

Më shumë se 20,000 përdorues në Indi, rreth 46,000 në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 42,000 në Brazil kanë raportuar gjithashtu probleme me platformën, treguan të dhënat e Downdetector.

Ndërsa Meta ende nuk ka reaguar.

Top Channel