Një rritje e papritur e numrit të refugjatëve sirianë ka alarmuar zyrtarët në Qipro, teksa më shumë se 350 janë regjistruar dy ditët e fundit.
Presidenti qipriot Nikos Christodoulides tha sot se ishte “shumë shqetësuese” që numri i refugjatëve të jashtëligjshëm dhe azilkërkuesve sirianë po rritej vazhdimisht javët e fundit.
“I kuptoj plotësisht sfidat me të cilat përballet Libani, por eksportimi i emigrantëve në Qipro nuk është zgjidhja, dhe nuk do të pranohet”, tha ai në një takim me drejtuesen e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Qipro është shteti më lindor i BE dhe shtrihet 160km larg Sirisë e Libanit.
Ky i fundit është në krizë ekonomike por mban 800,000 refugjatë sirianë të regjistruar nga OKB, edhe pse numri faktik i tyre është më i lartë, ndoshta më shumë se 1.5 milionë, sipas vendasve.
90 përqind e refugjatëve sirianë në Liban jetojnë në varfëri ekstreme, sipas komisionerit të Refugjatëve të OKB.
Në krahasim me popullatën e saj, Qipro ka numrin më të madh të refugjatëve vitet e fundit mes vendeve të BE.
Një mesatare prej 30 njerëzish në ditë vijnë në ishull prej vitesh, sipas statistikave të OKB.
Vendi kërkon zgjidhje nga Bashkimi Evropian Union me ndalim të ardhjeve të reja dhe riatdhesim të refugjatëve në vendet fqinje.
Muajin e kaluar komisionerja e BE, Margaritis Schinas tha se do të nënshkruhet një marrëveshje me Libanin për reduktimin e refugjatëve dhe azil-kërkuesve teksa Qipro pretendonte se po vërshonin të ardhurit nga Lindja e Mesme.
BE ka disa marrëveshje subvencionesh me vende burim emigracioni por kjo nuk ka ndaluar vërshimin e refugjatëve drejt jugut të Evropës./AlJaseera/
Top Channel