Dinamika e aksidentit tragjik në Këlcyrë!/ Shoferi u pikas nga policia! Me 200 km në orë, emigrantët nga vendet e treta kanë dalë nga makina duke fluturuar

02/04/2024 09:29

Kanë dalë detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.

Dyshohet se shoferi nga Shkodra ende i paidentifikuar ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas.

Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore disa metra dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.

Top Channel