“Kauza e tij është shumë e fuqishme”, si e sheh Olta Gixhari Meritonin në “BBV3”?

01/04/2024 21:33

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike me TAR ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari.

Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Duke qenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

E teksa ajo ka reaguar ndaj Meritonit në rrjete sociale, sot Olta Gixhari ka shpjeguar postimin e saj.

Meritoni nuk është te lojtarët e mi të preferuar, deri tani nuk ka tiparet e një fituesi. Por atë ditë që ndoqa ‘prime’, kauza e tij është shumë e fuqishme. Po flas si një nënë, unë do kisha vajtur deri në fund të botës për fëmijët e mi, në kuptimin e kauzës e kam unë atë që shpresa, ‘uroj që ta fitosh’. Nuk kam një të veçuar, janë disa që po spikasin mesa kam kuptuar”-u shpreh Olta.

Top Channel