Një 17-vjeçar shqiptar, i identifikuar si M. L, ka rënë në prangat e policisë greke pas një ndjekjeje në Athinë.

Ka qenë skuadra “DIAS”, e cila teksa vinte nga rruga “Samou 70”, ka vënë re të miturin teksa po i shiste diçka një tjetër personi. Sapo kanë parë policinë, dy të dyshuarit kanë nisur të vrapojnë në drejtime të ndryshme.

Gjatë ndjekjes, i mituri L. M ka hedhur një qese rozë, brenda së cilës policia ka gjetur 29 paketime me 53 gram kanabis. Pas pak kohësh është arritur te vihet në pranga edhe i dyshuari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA