E ftuar sot në “Big Brother Radio” në TAR në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari.
Ajo u shpreh për gjithçka rreth Big Brother, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa tregoi edhe ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.
Ndër të tjera, Olta dha një mesazh për të gjithë ndjekësit e “BBV3”
“Dua të jap një mesazh, më vjen keq që jemi shoqëri agresive. Ne që jemi jashtë, që jemi afër familjarëve të tanë, nuk duhet të tregohemi kaq agresivë. Shoh komente për banorë të ndryshëm dhe çuditem.”
Por si mendon Olta që do të jetë rrugëtimi i Eglës në “BBV3”?! A do rikthehet ish-banorja sipas saj?
“Duke qenë se është ‘1 Prilli’, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e ‘1 Prillit’.”/TAR
Top Channel