Gara për krerët e degëve të PD të Rithemelimit, në Durrës shpallet fitues ish-kandidati i Bashës për deputet

31/03/2024 12:32

Rezultati në Durrës dhe Këlcyrë është shpallur një ditë pas zgjedhjeve në degët e Partisë Demokratike të Rithemelimit.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën Luan Hoti në Durrës me 52% të votave dhe Arjan Kasaj në Këlcyrë me 72% të votave.

Kujtojmë se Hoti ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidat për deputet nga radhët e grupit të Lulzim Bashës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA