Gabriela Arapi mesa duket ka bërë një armike të re dhe ajo është Sara Gjordeni.
Ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell me Ronaldo Sharkën. Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter. Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.
Ronaldo Sharka: Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?
Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpotin nga 3 shtatat.
Ronaldo Sharka: Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?
Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.
Top Channel