AF Elbasani fiton bindshëm me përmbysje ndaj Lushnjës në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë së Parë dhe rikthehet në krye të renditjes.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Muratin që zhbllokoi sfidën në minutën e 14’.
Megjithatë vetëm katër minuta më pas Leo Melo barazoi për vendasit, të cilët vazhduan me sulmet dhe morën avantazhin në minutën e 34’ falë golit të Hasanit.
Në pjesën e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Lleshin që i dhuroi siguri AF Elbasanit me golin e shënuar në minutën e 50’.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1 me AF Elbasanin që rimerr kreun e Kategorisë së Parë me 63 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
Ndërsa Lushnja nga ana tjetër renditet në vend të shtatë me 31 pikë të grumbulluara.
/Super Sport
Top Channel