VIDEO/ Turistja kroate humbi jetën pasi u rrëzua në Jezercë, reagon ministria e Mbrojtjes: Vijon operacioni për nxjerrjen e turistëve të tjerë të bllokuar
30/03/2024 17:24
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Malin e Jezercës ku një turiste kroate 43 vjeçare humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme.
Në reagimin e bërë nga ministri Peleshi në facebook, shihet edhe momenti kur ulet helikopteri me ekipin e shpëtimit në Malin e Jezercës për të bërë të mundur më pas transportimin e trupit të pajetë të turistes drejt morgut.
Ndërsa vijon puna për nxjerrjen e turistëve të tjerë kroatë që kanë mbetur të bllokuar.
Top Channel