Stjuardesa joshëse falet nga gjykatësi kur lutej e përlotur të ‘mos i prishë ëndrrën’ për shpejtësi mbi normat me Range Rover (fotot)

30/03/2024 15:28

Një stjuardesë e sapo-kualifikuar fluturimesh si dhe ‘modele interneti’, i ka shpëtuar dënimin për drejtim të automjetit më shumë se dy herë mbi normat e shpejtësisë pasi nisi të qante në gjykatë duke u lutur të mos i “prishnin ëndrrën”.

24 vjecarja Jessica Littleboy, u ndalua teksa ecte me më shumë se 100 km në orë në një zonë “60 km në orë”  me mjetin e saj luksoz Range Rover Sport.

Ajoi  tha oficerëve se “po shkonte të merrte të dashurin nga spitali” por kjo nuk e shpëtoi dhe iu skualifikua patenta, pasi ishte kapur edhe më parë duke përdorur celularin në timon.

E reja që sapo ka filluar punë me linjat ajrore britanike Jet2 mori fillimisht masën e rëndë, por më pas kjo u anullua , për kohën që po apelon ndaj vendimit.

Incidenti ndodhi në fund të vitit të shkuar kur makina e saj Range Rover, e cila mund të arrijë nga 0 në 100 km në orë në 5.4 sekonda, u pikas nga kamerat e kudondodhura të shpejtësisë, u tha në gjykatën e Merseyside, në veriperëndim të Anglisë.

Littleboy, e cila jeton me prindërit në qytezën e Maghull, i tha e përlotur gjykatësve: “Sapo kam nisur punë me linjat ajrore Jet2 që është diçka që ëndërroja prej kohësh. Më duhet makina për të shkuar atje pasi nuk ka transport publik.’

Avokati i mbrojtjes Keith Webster tha se në ditën e ndalimit, Littleboy ishte në një makinë që nuk e njihte mirë, dhe se karriera e saj do të përfundonte në mënyrë katastrofike nëse dënohet vetëm për një shkelje.

Kjo duket se funksionoi për bukuroshen, teksa gjyqtari Geoffrey Green pasi i dha Littleboy masën e ndalimit të patentës për  14-ditë, i tha: “Ju urojmë suksese në punën tuaj të re”.

Vajza u gjobit në një total prej 500 paundë për shkeljen dhe kostot gjyqësore./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/5
24 vjecarja Jessica Littleboy, u ndalua teksa ecte me më shumë se 100 km në orë në një zonë “60 km në orë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA