25/11 22:20
Hamasi ka përsëritur qëndrimin për të refuzuar çdo marrëveshje për pengjet pa përfundimin e agresionit dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.
Hapja e vendkalimeve humanitare për mbërritjen e ndihmave për popullsinë civile është një ndër kushtet kryesore të Hamasit për pranimin e marrëveshjes së pengjeve.
Lajmi u bë me dije nga një postim të bërë në Telegram nga kanali zyrtar i Hamasit ku në një deklaratë të Ditës së Tokës që kujton arabët izraelitë të rënë në përplasjen me Izraelin në 30 mars 1976, Hamasi kërkon si objektiv përfundimtar krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin si kryeqytet.
Top Channel