Shkodër/ Po transportonte pesë emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet i riu

30/03/2024 12:48
Foto ilustruese

Një 19-vjeçar ka tentuar të kalojë në kufi pesë emigrantë të paligjshëm, e për këtë është vënë në pranga.

I riu me iniciale T. B., banues në Podgoricë, i dha ndihmën e tij emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operaconit policor të koduar “Aksi”, u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Polo” me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 telefon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA